Shembet ura e Kalivaçit/ Banorët izolohen nga pjesa tjetër e qarkut të Lezhës

10/01/2021 01:22

Prurjet e shumta të lumit kanë shembur urën e fshatit Kalivaç, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës.

Ura shërben për të lidhur banorët e Kalivaçit të njësisë administrative Ungrej në Lezhë më qytetin dhe fshatrat e tjerë.

Shembja e saj sjell problematika të mëdha për banorët e fshati Kalivaç, të cilët tashmë janë tërësisht të izoluar me qendrën urbane të Lezhës. Prej dy ditësh ura ishte nën ujë dhe dje u shemb plotësisht nga prurjet e shumta të ujit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA