Vajza rrihet e kërcënohet me armë nga grabitësit e qenit të luksit (Fotot)

09/01/2021 17:21

E zonja e një qeni ka caktuar një shpërblim të majmë për kthimin e këlyshit të saj, i cili u rrëmbye nga një grup vjedhësish të armatosur që e rrahën duke e lënë me fytyrë të enjtur e me gërvishtje.

Mediat amerikane thonin se vajza e tmerruar deklaroi se ishte ndaluar me armë nga vjedhësit e qenit të saj, bolldog-u francez pesë muajsh  Chloe.

Tashmë Sarah Vorhaus nga San Francisco, në SHBA, ka ofruar një shpërblim prej $2,000 për kthimin e tij.

30-vjeçarja tha se vjedhësit  kishin ulëritur “më jep qenin” teksa i erdhën nga prapa. Kur ajo u kthye ata e goditën disa herë në fytyrë, ndërsa një prej banditëve mbante në dorë një pistoletë.

Ata më pas morën këlyshin, e futën në makinën e grabitjes dhe u larguan. Sarah kishte mbetur me buzë të çarë, një sy të nxirë dhe të tjera shenja dhune.

Ajo tha për rrjetin ABC7 se kishte thërritur për ndihmë dhe një kalimtar më pas kishte thirrur ambulancën.

Zonja Vorhaus thotë se është e dëshpëruar të ketë përsëri Chloe, shëndoshë e mirë.

“Nuk bëjmë asnjë pyetje, paguajmë gjithçka, nuk duam të dimë çfarë ndodh me ata, duam vetëm të kthehet Chloe.”

Policia tha se ka nisur hetimet për grabitjen e denoncuar.

Sarah tha se sulmuesi ishte në të 20-at apo në të 30-at dhe mbante një maskë.

Bulldog-ët francezë janë kafshë të preferuara shtëpiake dhe kanë qenë edhe më parë objektiv i grabitësve.

Vorhaus tha se e kishte Chloe prej tetorit.

FOTO GALERI
1/3
Sarah Vorhaus nga San Francisco, në SHBA, ka ofruar një shpërblim prej $2,000 - për kthimin e bolldog-u francez pesë muajsh Chloe

Top Channel