Spitalet në rrezik kolapsi/ Në Londër shpallet gjendja e “incidentit madhor”

09/01/2021 02:12

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, të premten shpalli “një incident madhor”, duke paralajmëruar se spitalet në kryeqytetin britanik mund të pësojnë shumë shpejt një kolaps pas rritjes së infektimeve me variantin e ri të koronavirusit.

“Realiteti i errët është se ne do të nuk do të kemi më shtretër për pacientët, dy javët e ardhshme, nëse përhapja e virusit nuk do të ngadalësohet, madje në mënyrë drastike – tha Khan në një deklaratë duke kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria qendrore.

“Ne po shpallim gjendjen e një incidenti madhor për shkak të kërcënimit që virusi përbën për qytetin tonë, që është në një pikë kritike. Nëse nuk do të ndërmarrim veprim të menjëhershëm, shërbimi kombëtar i shëndetit mund të ezaurojë kapacitetet e tij dhe më shumë njerëz do të vdesin”.

Vlerësohet se një në 30 banorë të Londrës tani e ka virusin. Numri i pacientëve në spitalet e kryeqytetit është rritur me 27 për qind gjatë javës së shkuar dhe numri i pacientëve në ventilator është rritur me 42 për qind. Khan shpreson se vendimi do të shtojë presionin mbi kryeministrin Boris Johnson, që të marrë masa të mëtejshme për të luftuar përhapjen.

Kryebashkiaku i ka shkuar Johnson për të kërkuar mbështetje më të madhe financiare për londinezët që duhet të vetëizolohen, të dhëna për vaksinimet ditore, mbylljen e vendeve të besimit dhe maskat mbrojtëse të detyrueshme jashtë shtëpisë. “Një incident madhor” do të thotë që situata është përtej normales dhe ka potencialin të shkaktojë dëme serioze, pengesa apo të rrezikojë jetën njerëzore dhe mirëqënien, shërbimet esenciale dhe sigurinë ambjentale apo kombëtare.

Top Channel