Sot, Kate Middleton feston ditëlindjen/ Një foto-galeri me momentet më të bukura nga daljet e saj publike me familjen

09/01/2021 15:44

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, feston sot 39 vjetorin.

Familja mbretërore me pesë anëtarë aktualisht është izoluar në shtëpinë e tyre në fshat, në Norfolk ndërsa Britania e Madhe është nën bllokimin e tretë të madh mes pandemisë së vazhdueshme COVID-19. Kufizimet nënkuptojnë se do të jetë një ditëlindje shumë ndryshe për Kate. Ndërsa ajo rregullisht feston fundjavën afër ditëlindjes duke pritur miqtë dhe prindërit e saj Carole dhe Michael – në një festë në shtëpi, që nuk do të jetë e mundur këtë vit.

Si gruaja e Princit William, Kate gjithmonë ka shumë detyra mbretërore për të ndjekur, por ajo është gjithashtu një mami shumë praktike që i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e saj. Pavarësisht nëse është një ngjarje zyrtare mbretërore apo një dalje e thjeshtë, Kate na ka dhuruar momente të ëmbla, publike me George, Louis dhe Charlotte gjatë viteve.

Çdo fundvit, familja mbretërore, publikon një kartolinë pushimesh publike për të uruar të gjithë ndjekësit e tyre besnikë Gëzuar Krishtlindjet. Në fund të vitit 2020, postuan një foto të ngrohtë familjare, pranë druve, të veshur me motive festive. Buzëqeshja e Louis “shkriu” zemrat e fansave.

 

FOTO GALERI
1/20

Top Channel