Shiko Kush LUAN/ Renisi rendit të fundit Aleksandër Gjokën nga “3 Musketjerët”!

09/01/2021 23:44

Këngëtari i njohur Renis Gjoka ishte i ftuar puntatën e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca. Në sfidën “Ndaje ose tortën” pyetja dedikuar Renisit kishte të bënte me renditjen e tri këngëtarëve të grupit “3 Musketjerët” aq të dashur për publikun shqiptar.

Renisi me sportivitetin që e karakterizon si personazh e kaloi këtë sfidë me diplomaci dhe vendosi që në përgjigjen e tij të rendiste të parin Redon Makashin, të cilin siç edhe u shpreh e renditi të parin meqë ishte aty prezent në studio, më pas vendosi të dytin Elton Dedën e në fund të radhitjes së tij vendosi emrin e Aleksandër Gjokës i cili është xhaxhai i këngëtarit.

Përgjigjja e tij u pranua nga skuadra kundërshtare e si pasojë Renisi rrëmbeu pikët e tij për skuadrën dhe i “shpëtoi” tortës së “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel