“Shiko Kush LUAN”/ Kleoniki Delijorgji e thotë TROÇ: Emina Çunmulaj është “bisha”, Alesia Bami “kota-biskota”!

09/01/2021 23:38

Kleoniki Delijorgji ishte një ndër të ftuarat e puntatës së sotme në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Sfidës “Ndaje ose tortën” nuk mund t’i shpëtonte as modelja dhe këngëtarja Kleoniki. Pyetja për të ishte mjaft pikante pasi duhet të tregonte dy emra modelesh shqiptare se cila ishte ajo më e mira edhe ajo më e keqja sipas saj.

“Kleoniki, je një ndër vajzat që ia ke dalë edhe jashtë Shqipërisë në modeling, por sot në “Shiko Kush LUAN” na thuaj emrin e modeles më të mirë shqiptare, ajo më “BISHA” dhe modelen shqiptare të famshëm por që sipas teje është “kota-biskota”! Ndaje ose tortën!”, ishte pyetja drejtuar Delijorgjit.

Plot sportivitet, Kleoniki nuk e kishte fare të vështirë pyetjen, pasi u përgjigj menjëherë.

“Më e mira është Emina Cunmulaj”, – tha Kleoniki, ndërsa si modelen “kota-biskota” zgjodhi Aleisa Bamin.

“Disa vajza që kam punuar unë më përpara që tani kanë dalë në televizion Alesia Bami, a konsiderohet ajo modele? Ok, sorry darling!” u shpreh Kleoniki duke i shpëtuar tortës në fytyrë.

Top Channel