Shembet rruga, bllokohen 9 fshatra/ Lezhë, reshjet dëmtojnë aksin e Kreshtës në Ungrej

09/01/2021 15:07

Rruga qe  lidh qytetin e Lezhës me njesine administrative te  Ungrej është shembur mëngjesin e sotëm duke bllokuar 9 fshatra.

Pamjet e kësaj rruge tashme te shembur janë vërtete te frikshme, rruga e Kreshtës është shembur ne gjatësinë 200 metra

Banoret e zonës, ne orët e para te mëngjesit janë përballur me këto pamje.

Tashme atyre u duhet te  lëvizin duke rrezikuar dhe jetën për te kaluar nga njëra ane ne tjetrën, për te shkuar ne punët e tyre te përditshme.

Shpresat e tyre janë qe te merren masa pasi izolimi u krijon shume problematika si për vajtjen ne pune apo dhe për urgjencat mjekësore.

Rruga e Kreshtës është ndërtuar vitet e fundit, ndërsa shembja e rrugës izolon qindra banore.

Top Channel