(FOTO) Rëndohet situata në Bulqizë/ Reshjet e dendura bllokojnë segmentin e rrugës së Arbrit, makinat “notojnë” në ujë

09/01/2021 10:46

Është rënduar situata në qytetin e Bulqizës. Si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimi i ujërave është bllokuar segmenti rrugor që lidh dy lagjet minator të Bulqizës por jo vetëm, reshjet kanë përmbytur edhe aksin nacional të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Vjakal.

Ky aks rrugor, pjesë e rrugës se Arbërit vijon të jetë problematik pasi ujërat e shiut grumbullohen në të, duke u kthyer në një rrezik serioz për aksidente automobilistike.

Mungesa e kanaleve kulluese anësore funksionale në këtë rrugë që lidh rajonet Lindore dhe Verilindore të Shqipërisë, ka bërë që uji të grumbullohet e ku duket si liqen, siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel.

Top Channel