Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një status në facebook ka theksuar se rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet ashtu si gjithë infrastruktura në zonën e Vlorës.
Denaj thotë se për këtë rrugë është rishikuar objekti i financimit dhe jo i termave financiar, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit.
Ajo thotë se qeveria në këtë moment është e angazhuar për tu përballur me situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut.
“Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës”,- thekson Denaj.
Postimi i Denaj
Sqarim për Publikun dhe Opozitën
Të nderuar Qytetarë,
Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile ⛑ për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës.
➡️ Qeveria Rama në vitin 2016, reformoi procedurat e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmes një ligji të ri në standardet e vendeve më të zhvilluara. Përpara këtij viti dhe në kohën e Partisë Demokratike, Qeveria e PD-së merrte borxh sipas dëshirës, me një autorizim të thjeshtë titullari.
Mund të mirëkuptoj padijen e opozitës për proceset dhe detyrimet ligjore të përmbushura me përpikmëri nga Qeveria, por nuk mund të toleroj keqinformimin publik!
📑 Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet e hapur të ndajë me palët e interesuara informacionin, që dëshmon zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e interesit publik, sikundër e sanksionon Kushtetuta.
Ngjyrimet politike nuk mund të fshehin faktin, se kemi të bëjmë vetëm me rishikimin e objektit të financimit dhe aspak të termave financiarë, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit.
🟣 Qeveria Rama do të vijojë të bëjë realitet infrastrukturën në zonën e Vlorës!
✅ Projekti i Rrugës së Lumit të Vlorës, ka lidhur dhe po lidh një zonë të gjerë gjeografike dhe me rëndësi historike, nga Bypassi i Vlorës, në Peshkëpi, Gjorm dhe Qeparo.
✅ Rruga Gusmar-Kuc dhe Bencë-Letdush, po përfundon, duke lidhur Tepelenën me Bregdetin e Jugut, një rrugë të mbetur në ëndrrat e banorëve për më shumë se gjysëm shekulli.
🤝 Rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet.
Shqiptarët shohin dhe dëgjojnë cfarë është bërë në këto 8 vite, me fakte dhe realitete të reja!
🟣 Sot jemi pikërisht në shërbim të tyre, në zgjidhje të çdo vështirësie të krijuar nga reshjet.
Top Channel