Radari tregon momentin kur aeroplani në Indonezi fillon të humb lartësinë, për 60 sekonda bie në 3 mijë metra

09/01/2021 20:38

Aeroplani i tipit Boeing 737-500 që po fluturonte nga Xhakarta në Indonezi është rrëzuar.

Në videon e publikuar në Twitter, shihen pamjet e faqes së njohur FightRadar, ku tregon se si fluturakja humb lartësinë dhe për një moment zhduket nga radari.

Sipas ekspertëve të aviacionit gjithçka ka ndodhur brenda 60 sekondave duke zbritur në 3 mijë metra. Në anën tjetër zyrtarë të kompanisë kanë bërë të ditur se janë duke mbledhur sa më shumë informacione për këtë aeroplan.

Aeroplani për herë të parë ishte futur në përdorim në maj të vitit 1994. Sipas informacioneve të para në të ishin 62 pasagjerë – e disa media lokale raportojnë se mund të kenë qenë mbi 122.

Top Channel