Përmbytjet, e diela dita kritike/ Vau i Dejës me prurje maksimale. Shkarkimet nën kontroll

09/01/2021 19:31

Mbi 1500 hektarë tokë janë të përmbytura në zonën e NënShkodres si pasojë e reshjeve të shumta.

Më problematike vijon të jetë situata në zonën e Obotit, i izoluar prej 24 orësh, ku në ndihme të banoreve është ushtria me, transport, ujë të pijshëm dhe ushqime. Qindra hektarë toke nën ujë janë edhe në Dajç, Gur të Zi, Velipojë dhe Berdicë.

Në bashkinë e Vau- Dejës, probleme ka në njësinë Administrative të Vig Mnelës si pasoje e daljes nga shtrati të lumit Gjadër ndërsa në Bushat, në fshatin, Mali i Jushit, dhjetra familje janë izoluar për shkak se uji ka kaluar mbi rrugën kryesore.

Prurjet janë në nivele historike por shkarkimet po menaxhohen dhe janë minimalë. Kështu deklaroi, Benet Beci, drejtori i KESH gjatë një inspektimi në hidrocentralin e Vau- Dejesit. Sipas tij, ka një moment delikat por shpreson që të kalohet me sukses.

Top Channel