Nostalgji dhe sfida të çmendura, “Shiko Kush LUAN” premton super spektakël sonte mbrëma!

09/01/2021 13:55

Sonte autorja dhe moderatorja e “Shiko Kush LUAN” Luana Vjollca bashkë me skuadrën e emisionit premtojnë super spektakël.

Shumë argëtim, performanca nostalgjike dhe sfidat e çmendura do të karakterizojnë episodin e sotëm të “Shiko Kush LUAN”.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë mjaft të veçantë dhe shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Ata janë: Iris Luarasi, Redon Makashi, Renis Gjoka, Visjan Ukcenaj, Lori Kaçka, Françeska Jaçe, Kleoniki Delijorgji dhe Gjergj Muzaka.

Sonte bëhuni gati për performancat surprizë nga Redon Makashi, Renis Gjoka, Kleoniki Delijorgji, Lori Kaçka dhe nuk mund të mungonte një performancë e zjarrtë nga këngëtarja e emisionit Fifi.

Nuk duhet të humbisni sfidën “hot” të Françeska Jaçes, ku vlen të përmendim se ka realizuar një sfidë shumë pikante që nuk është bërë ndonjëherë më parë në emision. Të ftuarit sonte janë “pa doreza” dhe premtojnë super spektakël.

Do të kemi edhe një përballje “titanësh” mes Rezart Veleshnjas dhe Visjan Ukcenajt dhe “komandanti” do të jetë Florjan Binaj.

Për të shijuar spektaklin e sotëm nga “Shiko Kush LUAN” me autore Luana Vjollcën duhet të presim orën 21:00 në Top Channel.

Top Channel