“Me dorën në Biblën e shkruar nga nëna ime”, Yuri Kim kujton betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri

09/01/2021 10:25

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka kujtuar sot marrjen e detyrës si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Kim, me anë të një postimi në “twitter” kujton betimin e shenjtë që ka kryer:

“Me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime, u betova se “do të mbështes dhe mbroj Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të huaj dhe të brendshëm”.

Postimi i plotë:

“1 vit më parë – në prani të miqve & familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime – u betova se “do të mbështes & mbroj Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të huaj & të brendshëm”. Për nëpunësit publikë të, Betimi ynë i Shërbimit është i shenjtë”.

Top Channel