Masat anti përmbytje në Fier/ Kryeministri Rama inspektoi projektin e lumit Gjanica

09/01/2021 19:12

Fieri nuk ishte një nga zonat problematike nga përmbytjet e ditëve të fundit, por Kryeministri Rama e përzgjodhi si shembullin sesi falë investimeve të duhura historia nuk u përsërit.

“Kjo është gjendje normale në këtë llahtar shiu. Domethënë me këto reshje në këto dy ditë do kishim Darzezën e 3 viteve më parë nën ujë. Çfarë ju ndërtonit e prodhonit ditën, vinte natën Vjosa dhe ju thosht hajde dhe një herë nga e para. Sot s’kemi asnjë banesë të prekur”, tha Rama.

Harta e përmbytjeve në veri të vendit është më kritike, por për në vlerësimin Ramës situatë nuk është aq problematike sa duket.

“ Pikat kritike janë kapur dhe faktikisht ne sot problemin e kemi në Obot lart ku është në nivelin e mundshëm për të përballuar çdo fryrje të liqenit dhe në pjesët e tjera problemet e djeshme në zonë Shkodër-Lezhë faktikisht sot duket se ka funksionuar sistemi i kanalizimeve se uji është tërhequr”.

Ndërhyrjet e bëra në kanalet kulluese dhe argjinaturën e lumit Gjanica, sipas Kryeministrit parandaluan katastrofën në Fier.

Top Channel