Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka njohur me masat e sigurisë 23 të arrestuarit në lidhje me drogën e sekuestruar në Skrapar.

Mësohet se GJKKO  ka lënë në burg 16 persona, ndërkohë 4 prej të arrestuarve janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 3 të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje.

Së bashku me SHÇBA , në total SPAK gjurmoi 23 persona  që u implikuan në 28 episode të mbjelljes së hashashit , ku secili prej tyre dyshohet se kishte role të qarta.

Pas një sërë përgjimesh që zbuluan parcela me rreth 5054 rrënje si dhe një ngarkesë prej 176 kilogramë hashash, dosjet u bashkuan dhe SPAK këmbëngul se të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal . Droga u sekuestrua përgjatë qershorit dhe shtatorit dhe disa nga këta shtetas u ndaluan  gjatë kësaj kohe si kultivues të thjeshtë, teksa SPAK ndërkohë drejtonte hetimet dhe përgjimet intesive për të zbërthyer rrjetin. Mes të implikuarve SPAK hedh dyshime edhe ndaj veprimeve të tre specialistëve policore në zonë dhe shefit të stacionit të policisë Polican, i cili sipas burimeve të TCH pas operacionit u  transferua nga kjo detyrë dhe u emërua oficer kufiri në Divjakë.

Te katër policët  dyshohen se shpërdoruan detyrën me neglizhencën e tyre . Gjykata e Posacme pranoi kërkesat e SPAK dhe la nën arrest shtëpiak dhe dy përfaqësues të pushtetit lokal që dyshohet se gjithashtu shpërdoruan detyrën  , njeri prej të cilëve është Edmond Zotko administrator i njësisë së Trepanit dhe Fatos Lamaj kryeplak ne Corrogjaf.

1- Arben Lekli – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”

2- Sefedin Dokaj – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

3- Alban Bendo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

4- Fatjon Beshiri – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

5- Anxhela Beshiri – arrest shtëpie, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

6- Selfo Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

7- Esmeraldi Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

8- Zylyftar Zhurda – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

9- Ilia Ballo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

10- Olgert Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

11- Elson Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

12- Teki Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

13- Fuat Dusho – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

14- Enver Mucaj – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim

15- Altin Sula – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

16- Redian Shimi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

17- Ilir Shimi – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

18- Klement Zeqo – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

19- Bardhyl Çela – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

20- Astrit Duro – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

21- Neritan Naska – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

22- Edmond Zotkaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

23- Fatos Lamaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel