Fotot/ Stuhia ‘Filomena’ godet Spanjën! Kaos në rrugë, anulohen fluturimet

09/01/2021 11:45

Stuhia ‘Filomena’ ka goditur pjesë të Spanjës ku ka sjellë reshje të mëdha dëborë në gjysmën e vendit ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për këtë të shtunë, pas alarmit të dhënë nga sinoptikanët.

Madridi, një nga zonat më të prekura, ka në 20 cm (tetë inç) dëborë në 24 orë. Aeroporti i qytetit është mbyllur së bashku me disa akse rrugore.

Të Premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit. Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar shoferët që ishin bllokuar. Në disa zona u thirrën ushtarakët për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve.

Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin udhëtimet jo-të domosdoshme.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel