Filomena ngrin Europën/ Greqia do të regjistrojë temperaturat më të larta për janarin në gjysmë shekulli

09/01/2021 01:25

Spanja të premten u zbardh e tëra nga reshje të dendura bore pasi stuhia Filomena solli një acar dimëror që nuk ishte parë në dekada të tëra në gadishullin iberik.

Më shumë se gjysma e vendit është tani në alarm për borë edhe për ditët në vijim me meteorologët që e përshkruajnë situatën të jashtëzakonshme dhe historike. Ata thonë se reshjet e borës do të vazhdojnë deri të dielën dhe pas kësaj do të ketë një kthim gradual në normalitet pasi Filomena do të lëvizë drejt veri lindjes, edhe pse temperaturat do të mbeten ekstremisht të ulëta.

Bora ka mbuluar edhe zona të gjera në Anglinë veriore ndërkohë që temperaturat kanë shënuar një rënie drastike në të gjithë vendin. Por, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës, kërcënohet nga kjo valë acari, zona e mesdheut qendror dhe lindor, do të shohë një mot si jozakonisht të ngrohtë gjatë fundjavës, me temperatura të paktën 15 gradë celcius më të larta se normalja e kësaj kohe të vitit.

Kjo valë të nxehti është pjesë e një fenomeni moti ekstrem që do të ndajë Evropën më 9 dhe 10 janar, ndërkohë që masa ajri të ftohta përhapen në lartësi të ulëta në Evropën lindore dhe Afrikën veriperëndimore duke shtyrë masat e ajrit të ngrohtë drejt ballkanit perëndimor që mund të rezultojë edhe me përmbytje. Pjesa veriore e ballkanit sidoqoftë do të përballet me reshje të konsiderueshme bore. Meteorologët parashikojnë që Greqia të regjistrojë ndërkohë temperaturat më të larta për janarin në 50 vitet e fundit që mund të shkojnë deri në 25 gradë celcius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA