Eurovizion shkruan me shumë vlerësim për këngët dhe këngëtarët shqiptarë: Këndojnë në nota të larta…

09/01/2021 16:25

Në faqen e Instagram, festivali i muzikës europiane postoi një video me disa nga këngët që Shqipëria është përfaqësuar ndër vite.

Vokal i lartë! Nota të larta! Zjarr!”- shkruan për këngët shqiptare.

Viti që shkoi kaloi në qetësi pasi festivali nuk u zhvillua për shkak të masave të rrepta anti Covid.

Ata kanë përmbledhur disa fragmente nga performancat më të spikatura të Shqipërisë ndër vite në festivalin evropian, teksa kanë shkruar edhe në shqip “Shpërndani pak ‘dashuri’ për Shqipërinë”, duke e shkruar fjalën ‘dashuri’ në gjuhën shqipe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Top Channel