Dalin pamjet/ Ky është vendi ku do ndërtohet spitali i premtuar nga Erdogan, kryeministri Rama shkon për inspektim

09/01/2021 12:03

Kryeministri Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Fierit, pikërisht në vendin ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i këtij qyteti i premtuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vendi ku pritet do të ndërtohet spitali quhet pylli i Levanit.

Gjatë inspektimit te vendit ku do të ndërtohet spitali rajonal, kryeministri Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Kujtojmë se gjatë vizitës së Ramës në Turqi, presidenti Erdogan premtoi se spitali në Fier do të ndërtohet brenda 7 prillit.

Më pas kryeministri Rama inspektoi edhe një pjesë të tokave bujqësore në fshatin Cerven, pranë urës së Mifolit,  që u përmbyten gjatë ditës së djeshme prej daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

Top Channel