BULQIZË- Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë bërë që shumë zona në Bulqizë të përmbyten.

Raportohet se si pasojë e prezencës së madhe të ujit, aksi rrugor Lagja e Re -Lagja e Vjetër është bllokuar.

Ndërkohë edhe në terminalin e udhëtarëve ka pasur përmbytje të shumta. Uji ka bllokuar disa makina në terminal. Reshjet aktualisht janë ndërprerë dhe pritet që uji të tërhiqet nga zonat e përmbytura.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel