Brenda ditëlindjes së Dojna Memës/ Moderatorja ndan foton romantike me të dashurin që nuk e fsheh më, ja si e uron ai

09/01/2021 13:42

Pak ditë më parë, këngëtari Vlashent Sata ndau me ndjekësit në Instagram, një video me disa nga momentet më të bukura me Dojnën, duke konfirmuar lidhjen me të.

Ata duken të lumtur së bashku, dhe pas një periudhe të gjatë misteri për fansat, vendosën të shfaqen publikisht.

Dje, moderatorja kishte ditëlindjen dhe Vlashenti zgjodhi fjalët speciale për ta uruar: “Dritë në sy e dritë në zemër! Paç vetëm gëzim ditlindjeje, për çdo ditë, ashtu si je per mua! Gëzuar e vogla ime e madhe sa një Botë”.

Dojna zgjodhi të festojë me familjen e saj, larg kryeqytetit, në Voskopojë.

Ndërkohë, pas një pushimi të gjatë, bukuroshja rikthehet këtë të diel në ekran.

Emisioni më i ri, që nis në 10 janar në Top Channel, “Just Dance” bën bashkë Dojna Memën, Albi Nakon, Enada Hoxhën në një garë kërcimi që premton shumë surpriza.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel