Vaksina e tretë kundër COVID, Moderna aprovohet për përdorim në Britani

08/01/2021 13:44

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani ka miratuar vaksinën e prodhuar nga Moderna.

Britania ka porositur tashmë 7 milion doza të vaksinës, e cila është aprovuar më herët nga rregullatorët në BE dhe SHBA.

Por, megjithatë, autorizimi as autorizimi i vaksinës së tretë kundër COVID, nuk do ta ndihmojë qeverinë britanike drejt qëllimit të saj për të vaksinuar më të prekshmit deri në mes të shkurtit.

Vaksina Moderna është e ngjashme me versionin Pfizer / BioNTech dhe ka prodhuar rezultate po aq të forta në provat klinike, me efikasitet prej 94%.

Top Channel