“Unë e doja”/ Burri hyn në funeral për të përdhunuar të vdekurën, para familjarëve të shokuar

08/01/2021 21:07

Funerali i një gruaje në Zimbabve është kthyer një shfaqje perverse seksi pasi një burrë kërceu mbi trupin e të vdekurës dhe tentoi të bënte seks me të.

I dyshuari që tashmë është arrestuar i kishte thënë familjarëve para aktit: “Unë e dashuroja këtë grua por ajo vdiq para se të mund të bëja seks me të, por mund të plotësoj dëshirat e mia tani para se të varroset”.

49 vjeçari Big Sipiliano, nga Epworth në Zimbabve, erdhi në funeralin e Melisa Mazhindu mesnatën e 2 janarit bashkë me një shoqërues, i cili më vonë po tentonte të ndalonte familjarët e të ndjerës të ndërhynin në sulmin makabër.

Sipiliano hyri në dhomën ku ishte vendosur trupi i Melisa Mazhindu dhe pasi shoku i tij bllokoi hyrjen, kërceu mbi trupin e saj dhe nisi të lëvizte poshtë e lart para trupit të gruas së vdekur, duke shokuar familjarët e saj.

Sipiliano, i njohur në lokalitet si “Bigman” i kishte thënë nënës së të ndjerës Melisa se dëshironte prej kohësh të flinte me bijën e saj 20-vjeçare.

Ai u tha familjarëve të tjerë në zi se e dashuronte Melisa dhe se ishte i trishtuar që ajo vdiq para se kryenin marredhënie seksuale.

Nëna e vajzës së vdekur, Phillipa Mazhindu tha për gazetarët “Ai tha se megjithse ajo kishte vdekur, nuk kishte asgjë të gabuar nëse ai të plotësonte dëshirat e tij”.

Ajo tha më tej: “Ai vazhdoi duke zbuluar kufomën, e cila qëndronte shtrirë në dhomë, u shtri mbi të dhe nisi të bënte lëvizje poshtë e lart duke simuluar seks, në një kohë që shoku i tij kishte bllokuar hyrjen që ne të mos ndërhynim”.

47 vjeçarja shtoi se besonte se prapa sulmit të pazakontë mund të kishte motiv ‘magjie’.

Ajo shtoi: “Si të jetoj tani me këtë traumë? Dyshoj se ata burra kishin si motiv një ritual, pasi kur fqinjët më ndihmuan për ta ndaluar, ata gjetën një mi të ngordhur, një copë të kuqe dhe një rrënjë bime në xhepat e tij”.

Big Sipiliano dhe bashkëpunëtori i tij janë dërguar në paraburgim me akuza për sulm të pamoralshëm, përdhosje të trupit të të vdekurit.

FOTO GALERI
1/4
Ky burrë kërceu mbi trupin e të vdekurës dhe tentoi të bënte seks me të ne funeralin i një gruaje në Zimbabve.

Top Channel