Danilo D’Ambrossio u aktivizua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes me Sampdorian, por pas një përplasjeje të ashpër me Leris la fushën e lojës pak para vërshëllimës finale, ndërsa te zikaltrit u shqetësuan për një dëmtim të rëndë të tij.
Mbrojtësi iu nënshtrua vizitave mjekësore paraditen e sotme dhe mori përgjigje pozitive, pasi nuk bëhet fjalë për këputje të ligamentit të gjurit, por për një dëmtim shumë më të lehtë, që pritet të kalojë me disa ditë pushim.
Aktualisht mbrojtësi do të pushojë për 7 ditë dhe më pas do të kryejë sërish ekzaminimet mjekësore për të parë ecurinë e rikuperimit, ndërsa mjekët zikaltër janë optimistë për një rikthim të tij në fushë brenda muajit janar.
Megjithatë Conte nuk do ta ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Romës dhe Juventusit, të programuara për t’u luajtur këtë fundjavë dhe fundjavën e ardhshme dhe do të mbetet vetëm me Milan Skriniar në dispozicion në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Top Channel