Tmerr në ajër, piloti i Air Canada pëson krizë epileptike gjatë fluturimit Krye demokrati në senat, Chuck Schumer, tha të enjten se presidenti Donald Trump duhet të shkarkohej menjëherë nga detyra pasi nxiti rebelimin në godinën e kongresit.
“Ajo që ndodhi në godinën e kongresit, një ditë më parë, ishte një rebelim kundër Shteteve të Bashkuara, i nxitur nga presidenti. Ky president nuk duhet të mbajë postin as edhe një ditë më tepër. Mënyra më e shpejtë dhe më efikase për ta hequr këtë president, është të evokohet amendamenti i 25. Nëse zëvendës presidenti dhe kabineti refuzojnë ta bëjnë këtë, atëherë kongresi duhet të kërkojë hetimin e presidentit”- Schumer.
Kërkesa e Schumer vjen vetëm dy javë para se Trump t’ia dorëzojë pushtetin presidentit të zgjedhur Joe Biden. Schumer kërkoi ndërhyrjen e zëvendëspresidentit Pence, që zemëroi Trumpin të mërkurën duke pranuar se ai nuk mund të ndryshonte rrjedhen e disfatës së tyre elektorale në Kongres. Senatori i Nju Jorkut, i kërkoi Pence t’i referohet Amendamentit të 25 në të cilin kabineti, me shumicë votash, mund të shkarkojë presindetin për paaftësi për t’i shërbyer vendit. Por i pyetur nga gazetarët, nëse do ta bëjë këtë, Pence nuk pranoi të përgjigjej….
Kërkesa për evokimin e Amendamentit të 25 të Kushtetutës, është mbështetur edhe nga disa republikanë. Mes tyre Adam Kinzinger, përfaqësues i Illinoisit, po ashtu ftoi zëvendëspresidentin të ndërhyjë. Amendamenti 25, i ratifikuar më 1967 dhe i miratuar pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, ka të bëjë me zëvendësimin e postit të presidentit dhe paaftësinë për të kryer detyrën.
Top Channel