Stërnipi i Hasan Prishtinës: Duhet të kenë një varresë të denjë për Hasan Prishtinës dhe të gjitha figurat e shquara të kombit, shteti nuk bën asgjë, vetëm i përdor politikisht!

08/01/2021 15:47
Mehmet Prishtina, stërnip i Hasan Prishtinës

Mehmet Prishtina thotë se pavarësisht kërkesave e të vazhdueshme, Hasan Prishtina nuk prehet në një vend ku të gjithë mund ta vizitojnë dhe nderojnë.

Që në vitin 2014 kam bërë kërkesë, mund të qëndroj në Vlorë,Tiranë, Kukës, Prishtinë, në një vend që të jetë i denjë dhe shqiptarët atdhedashës ta vizitojnë, jo vëtëm Hasan Prishtinën por të gjitha figurat që kanë dhënë kontributin e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

Kur po vinim ndaluam te varri në Kukës por ishte mbyllur, ka mbi gjysmë viti që bëjnë punime dhe nuk po mbarojnë”, thotë Prishtina, i ftuar në “Shqipëria live”.

Ndërkohë, stërnipi i Isa Boletinit,Gazmend Boletini thotë se familja nuk gëzon asnjë privilegj nga shteti.

Në vitin 1953, e gjithë familja, pasardhëse e Isa Boletinit u shpërnda nëpër botë. Vetëm unë kam ngelur pasardhës i drejtpërdrejtë në Kosovë. Shteti i Kosovës nuk na ka ofruar asgjë”.

Ai thotë se ka një interesim të madh nga shqiptarët për historinë e Isa Boletinit, por jo nga qeveria. Sot, Gazmend Boletini punon si ciceron pranë kullës muze të Boletinit, ku me kënaqësi i tregon vizitorëve historinë e patriotit. “Kam ruajtur një dhëmb të Isait, që kush vjen mund ta shikojë. Po ashtu kam xhamadanin, revolen dhe flamurin që ai përdorte në çdo betejë, kudo shkonte”.

Dy pasardhësit e familjeve të njohura për kontributin e dhënë për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. ata rrëfejnë se është privilegj i madh por edhe përgjegjësi të mbajnë mbiemrat e dy prej figurave më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

 

 

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA