SHBA-ja me rekord të ri viktimash nga koronavirusi

08/01/2021 09:19

Shtetet e Bashkuara shënuan më 7 janar një tjetër rekord të viktimave ditore nga koronavirusi: afro 4,000.

Mbi 250,000 raste të reja pozitive u raportuan po ashtu.

Shteti më i goditur vazhdon të jetë Kalifornia, ku autoritet raportuan të enjten për 583 viktima.

Spitalet në Llos Angjelles dhe zona të tjera në jug të Kalifornisë po përpiqen të mbajnë hapin, por kanë paralajmëruar se mund të kenë nevojë për të bërë rotacione, pasi shtretërit e kujdesit intensiv janë duke u mbushur.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Mbi 21 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 365,000 kanë vdekur.

Autoritetet shëndetësore kanën nisur muajin e kaluar imunizimin me dy vaksina: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Top Channel