Rregullat e Covid-19/ Gjobitet çifti i turistëve në Barbados që mori gruan në dhomën e hotelit për ‘një treshe’ (Fotot)

08/01/2021 19:50

Një çift britanik që mendoi të ‘ndizte’ pak atmosferën e pushimeve në Barbados duke ftuar një femër xhamajkiane në dhomën e hotelit, janë gjobitur rëndë prej rregullave të koronavirusit në ishull.

Andrew Luker dhe Julia Knightley u bënë britanikët e radhës që gjobiten për shkelje të rregullave strikte të pandemisë në ishullin e Karaibeve.

Kjo pasi roja e sigurisë së hotelit pikasi Mikaela Jacas që kapërcente murin e rezortit Treasure Beach Hotel pas mesnatës, për të hyrë në dhomën e çiftit, për një sesion të nxehtë intimiteti me të dy.

Policia u njoftua shpejt dhe treshja u ndalua në kohën kur po shijonin një pije pas aktivitetit seksual, në ballkonin e suitës së tyre luksoze.

Zoti Luker nga Rochdale, dhe zonja Knightley, kjo e fundit estetiste nga Britania qendrore, pranuan shkeljen e rregullave anti-Covid-19 gjatë paraqitjes së tyre në gjyq.

Ata u gjobitën secili 2,200 paundë dhe u liruan me kusht pas garancisë 7,000 paundë, duke u paralajmëruar se do të burgoseshin nëse nuk paguanin brenda shtatë ditëve.

41 vjeçarja Knightley, nënë e katër fëmijëve, e pamartuar dhe e kualifikuar si infermiere, ka qenë në faqet e tabloidëve britanikë edhe disa vjet më parë kur publikonte foto provokative të vetes për të promovuar klinikën e saj kozmetike.

Ajo më pas kërkoi falje për sjelljen jo profesionale në promovimin e klinikës estetike, jo-kirurgjike.

Por faqja e saj në Facebook ende ka një foto provokuese dhe shkruan: “Ejani në botën e madhështisë luksoze dhe elegancës, çlirohu në dëshirën dhe kënaqësinë e pasionit”.

“Me fjalëkalimin e duhur dhe një trokitje në derë, mund të zbulosh më shumë për trajtimet tona sensacionale anti-rudha, nga Julia Knightley në Cheshire.’

Knightley e Luker pranuan se e dinin se nuk mund të dilnin nga hoteli i tyre pa ardhur testet e koronavirusit  por thanë se nuk e dinin se nuk mund të ftonin të tjerë në dhomë.

Gjykatësi Ian Weekes tha se ishte “çuditur” nga veprimet e tyre.

Çifti mbërriti në ishull në 28 dhjetor dhe pritet të largohen më 9 janar.

Top Channel