Policia parandaloi kontrabandim drejt Italisë të migrantëve nga vendet e treta, dalin pamjet e gomones të mbushur me migrantë

08/01/2021 23:49
Gomonja me njerëz që u ndal nga policia

Një gomone me persona nga vendet e treta është bllokuar në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Evakuimi i shtetasve të huaj, mes tyre gra edhe fëmijë po kryhet në kushte shumë të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.

Ndërkohë kanë dalë pamjet e gomones që do të transportonte persona të vendeve të treta drejt Italisë:

FOTO GALERI
2/3

Top Channel