Një studim i kryer prej vetë Pfizer-it dhe degës së Mjekësisë në Universitetin e Teksasit, del në përfundimin se vaksina e prodhuar nga kompania amerikane në bashkëpunim me BionTech-un gjerman, mund të ketë 95 përqind efikasitet edhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit, të cilat janë më ngjitëse.

Dy variante të tjera të COVID-19 u identifikuan fillimisht në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut. Hulumtuesit kanë kryer teste laboratorike, ku kanë verifikuar kampionet e gjakut të 20 pacientëve të cilët kanë marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech. Ata panë se këto kampione kishin nivele të antitrupave, që luftojnë ndaj varianteve të reja të virusit.

Këto rezultate konfirmojnë pohimet e imunologëve se edhe pavarësisht faktit që virusi ndryshon formën e tij përmes mutacioneve, vaksinat aktuale duhet të jenë efektive ndaj tij. Përfundimi i studimit ende nuk është publikuar në ndonjë gazetë shkencore apo te jetë rishikuar nga ekspertë të pavarur. Sipas ekspertëve, pavarësisht se variantet e reja bëjnë që virusi të transmetohet më shpejt, ato nuk janë më vdekjeprurëse.

Top Channel