Përmbytje në zonën e NënShkodrës/ Zhduket rruga e Obotit, nën 60 cm ujë

08/01/2021 19:47

Dalja nga shtrati e lumit Buna si pasoje e reshjeve  te dendura të shiut, gjatë ditëve të fundit kanë bërë që zona e NënShkodres të zgjohet sot nën ujë.

Rreth 1600 hektarë tokë është e përmbytur ndërsa situata paraqitet më e rënduar në Obot ku fshati me 300 banorë është i izoluar.

E vetmja mënyrë komunikimi me Shkodrën, është me anë të mjeteve të tonazhit të lartë dhe automjete të ushtrisë.

Top Channel