Tragjike në Lindjen e Mesme/ Masakër gjatë një ceremonie mortore, 10 persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në një kishë në Jordani
OBSH bëri thirrje sot për solidaritet më të madh në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 dhe u kërkoi vendeve të pasura t’u japin fund marrëveshjeve dypalëshe me kompanitë farmaceutike.
“Unë i nxis prodhuesit t’i japin përparësi shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit COVAX, i vënë në punë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj”, tha kreu i agjencisë së KB, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.
“Gjithashtu, i nxis vendet dhe prodhuesit të ndalojnë lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe në dëm të COVAX”, këmbënguli ai, raporton ATSh. Kreu i OBSH-së ka kërkuar nga vendet, që kanë porositur më shumë vaksina sesa është e nevojshme, që t’ia japin ato menjëherë COVAX-it, që është gati t’i shpërndajë ato në mënyrë të barabartë nga sot, edhe për vendet e varfra që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë
Top Channel