Mjeku vdes nga çrregullimi misterioz 16 ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, Bashkëshortja: E sigurt se…

08/01/2021 11:42

Një mjek në Florida të SHBA ka humbur jetën nga një çrregullim misterioz të gjakut, vetëm 16 ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, kundër COVID.

Ndërkohë, Daily Mail ka publikuar një intervistë të bashkëshortes së mjekut, e cila thotë me siguri se mjeku nuk vuante nga asnjë sëmundje para se të merrte vaksinën dhe se ishte totalisht i shëndetshëm.

Mjeku Gregory Michael, 56-vjeç, vdiq më 18 dhjetor nga një goditje, pasi papritmas zhvilloi një sëmundje të rrallë autoimune që e bën trupin të shkatërrojë trombocitet e tij, që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut. Bashkëshortja e tij mendon se vaksina e Pfizer mund të ketë qenë disi shkaku.

“Në mendjen time, vdekja e tij ishte 100% e lidhur me vaksinën. Nuk ka shpjegim tjetër. Ai ishte shumë mirë, nuk pinte duhan, alkool shumë pak. Ata e testuan para vaksinën për gjithçka, madje dhe për kancerin dhe nuk kishte asnjë problem me shëndetin e tij”, ka thënë ajo.

Në një reagim për “Daily Mail”, kompania Pfizer tha se ishte në dijeni të vdekjes, por zëdhënësi theksoi se nuk besojnë të ketë ndonjë lidhej të drejtpërdrejtë me vaksinën.

Mjeku nuk pësoi asnjë reagim të menjëhershëm ndaj injeksionit, por tre ditë më vonë ai vuri re disa njolla të kuqe që tregojnë gjakderdhje nën lëkurë, në këmbët dhe duart e tij.

“Pfizer dhe BioNTech janë të vetëdijshëm për vdekjen e një mjeku gjashtëmbëdhjetë ditë pasi morën dozën e parë të BNT162b2. Është  një rast klinik tepër i pazakontë i trombocitopenisë së rëndë, një gjendje që ul aftësinë e trupit për të mpiksur gjak dhe për të ndaluar gjakderdhjen e brendshme. Ne jemi duke hetuar në mënyrë aktive këtë rast, por nuk besojmë që ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën. Është e rëndësishme të theksohet se pasoja të rënda anësore, përfshirë vdekjet që nuk kanë lidhje me vaksinën, për fat të keq ka të ngjarë të ndodhin me një ritëm të ngjashëm si në popullatën e përgjithshme”, tha zëdhënësi i Pfizer.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA