Miley Cyrus bën dedikimin e ndjerë për qenin e saj që humbi jetën nga kanceri

08/01/2021 12:18

Përgjatë 10 viteve, Mary Jane ishte miku më i mirë për këngëtaren.
Miley e mori qenin e races së përzjer pit bull në vitin 2012 bashkë me partnerin e atëhershëm Liam Hemsworth.

28 vjeçarja tregon se prej një viti Mary Jane po përballej me kancerin por nuk ia doli.

Kushdo që më njeh është i vetëdijshëm se shoqja më e mirë në të gjithë botën është një përzierje e shpëtuar e pit pull-ave me emrin Mary Jane“, thotë këngëtarja për miken me gëzof.

Ylli i Hannah Montana vazhdoi të detajojë luftën për shëndetin e Mary Jane. “MJ u diagnostikua me kancer mbi një vit më parë dhe që atëherë përjetoi tumore të shumta. Më thanë se do të ishte një kohë e pasigurt deri sa ajo të shkojë. Këshillohej të shpenzoja çdo sekondë duke shijuar shpirtin e saj të veçantë … e cila nuk ishte ndonjë gjë e re. Unë kisha qenë për 10 vjet me të,”shtoi ajo.

Kohët e fundit, ajo shkroi një këngë për qenin me emrin “Mary Jane” që u publikua në 11 dhjetor. 28-vjeçarja postoi këngën së bashku me një video të ndjerë kushtuar qenit të saj.

Miley postoi disa foto me Mary-n ku ndër të tjera shkruan “Më dhemb zemra!“.

Mary Jane iku me dinjitet, paqe dhe fuqi. Ajo jetoi sipas rregullit të artë të mirësisë dhe dhembshurisë ndaj të gjithëve. Ajo ishte e fortë kur duhej të ishte. Të duash dhe të dashurohesh! Sikur të ishim të gjithë më shumë si Mary Jane ”, përfundoi Miley.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA