Ish-deputeti i LDK-së, deklaratë shokuese: Duan të më eleminojnë vrasës me pagesë nga Shqipëria

08/01/2021 13:36

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka lëshuar një akuzë të fortë në Facebook.

Ai thotë se disa persona nga Shqipëria kanë marrë urdhër për ta ekzekutuar. Sipas Gecit, tashmë i disponon dhe pseudonimet e tyre, por që nuk mund t’i bëjë publikë për shkak të hetimeve.

“Disa ditë më parë jam njoftuar se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marrë ofertë nga dikush në Kosovë qe të ë eleminojnë. Sipas informacione të para, ata përdorin emra të rremë, ndërsa në Shqipëri njihen me emra të tjerë. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë, por më së shumti njihen ne rrethin e Dukagjinit”, shkruan Geci në profilin e tij.

Ish-ligjvënësi kërkon më tej nga dy prokuroritë e të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkëpunojnë dhe t’i ndalojnë individët me precedencë penale që lëvizin në Kosovë.

“Gjithashtu kërkoj edhe nga Prokuroria e Shtetit në Kosovë dhe Prokuroria Speciale në Hagë që të intesifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët në Kosovë që lidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar”, shton ai, pa sqaruar ndërkohë se cilat mund të ishin arsyet e shenjestrimit të tij.

 

Top Channel