Vetëm 27 vjeçe, Trump zgjedh sekretaren më të re të shtypit në Shtëpinë e Bardhë
16/11 12:08
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 21.703 raste të reja me koronavirus.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se vazhdon rritja e rasteve ditore me COVID-19.
Me 21.703 rastet e reja, numri i rasteve në vend ka arritur në 2.727.321, ndërsa me 277 vdekje në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave ka arritur në 66.841.
Në spitale gjatë 7 ditëve të fundit vazhdojnë trajtimin 7.736 persona, prej të cilëve 1.171 ndodhen në kujdes intensiv.
Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 5,7 për qind.
Top Channel