Festivali i akullit në Kinë/ Kështjella gjigante prej akulli, pamje fantastike (Fotot)

08/01/2021 12:47

Festivali i 37-të Ndërkombëtar i Skulpturave të Akullit dhe Borës në Harbin në Kinë është hapur për vizitorët, duke shfaqur kulla të ngrira, pallate dhe kështjella.

Festivali në Harbin, një qytet në provincën veri-lindore të Kinës, është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij.

Në qytet gjenden struktura të larta akulli dhe dëbore dhe do të presë aktivitete si hokej mbi akull, futboll mbi akull, patinazh i shpejtë dhe gara të skive alpine.

Me kufizimet për të hyrë në Kinë për shkak të pandemisë, turistët vendas pritet të përbëjnë shumicën e vizitorëve.

Festivali filloi për herë të parë në vitin 1963 dhe u ndërpre gjatë Revolucionit Kulturor të Kinës, duke rifilluar përsëri në 1985.

Në dhjetor, rreth 300 “minatorë akulli”, shumë prej të cilëve janë punëtorë ndërtimi dhe fermerë, ndërtuan strukturat e larta të akullit për këtë festival.

Për të ndërtuar qytetin e ngrirë, dhjetëra mijëra blloqe akulli u morën nga lumi i ngrirë Songhua, i gjerë disa kilometra,dhe që kalon nëpër Harbin.

Festivali i Akullit zgjat deri më 25 shkurt.

Burimi: BBC

FOTO GALERI
1/20

Top Channel