CIES përditëson listën e më të shtrenjtëve, Messi e Ronaldo jashtë 10-shes

08/01/2021 00:22

Observatori zviceran i futbollit, CIES ka përditësuar sot listën e futbollistëve më të shtrenjtë në botë dhe këtë vit nuk mungojnë surprizat, duke nisur që nga fakti që yjet si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo jo vetëm nuk janë në krye, por nuk janë as pjesë e 10-shes më të shtrenjtë.

CIES bazohet në 5 ligat kryesore europiane dhe llogarit një vlerësim për transferimin e secilit lojtar, përmes një algoritmi që merr në konsideratë disa parametra, si lloji i lojtarit (Kohëzgjatja e kontratës, mosha, statusi, karriera dhe performanca), klubi të cilit i përkasin (niveli sportiv dhe ekonomik) dhe konteksti ekonomik.

Kështu algoritmi renditi si futbollistin më të shtrenjtë sulmuesin anglez të Manchester United, Marcus Rashford, i cili është vetëm 23 vjeçar dhe vlera e kartonit të tij prek shifrën e 165.6 milionë eurove sipas CIES.

Menjëherë pas tij renditet sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Erling Haaland, i cili po shkëlqen në Bundesligë dhe me kombëtaren, duke u shndërruar në një makineri golash dhe vlera e kartonit të tij arrin në 152 milionë euro.

Duke qenë se i kanë mbetur vetëm 18 muaj kontratë me Paris Saint Germain, ylli francez Kylian Mbappe renditet i pesti me 149.4 milionë euro, ndërsa vlen të theksohet se në 10-shen e më të shtrenjtëve nuk bën pjesë asnjë futbollist i kampionatit italian.

Sa i përket Serisë A, futbollisti më i shtrenjtë vlerësohet marokeni i Interit, Achraf Hakimi, kartoni i të cilit kap shifrën e 113.7 eurove, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Lautaro Martinez me vlerë 105.5 milionë euro dhe Matthijs De Ligt me 1047 milionë euro.

10 futbollistët më të shtrenjtë:
1. Marcus Rashford (Manchester United) 165.6
2. Erling Haaland (Borussia Dortmund) 152
3. Trent Alexander-Arnold (Liverpool) 151.6
4. Bruno Fernandes (Manchester United) 151.1
5. Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) 149.4
6. Jadon Sancho (Borussia Dortmund) 148.3
7. Joao Felix (Atlético Madrid) 141.5
8. Alphonso Davies (Bayern Monaco) 139.2
9. Raheem Sterling (Manchester City) 136.9
10. Kai Havertz (Chelsea) 136

10 futbollistët më të shtrenjtë në Serinë A:
1. Achraf Hakimi (Inter) 113.7
2. Lautaro Martinez (Inter) 105.5
3. Matthijs de Ligt (Juventus) 104.1
4. Romelu Lukaku (Inter) 97.6
5. Dejan Kulusevski (Juventus) 83.4
6. Nicolò Barella (Inter) 78
7. Fabian Ruiz (Napoli) 72.6
8. Theo Hernandez (Milan) 72.3
9. Piotr Zielinski (Napoli) 67.9
10. Rodrigo Bentancur (Juventus) 63.2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA