Brazili përballet me shifra rekord të të vdekurve me COVID

08/01/2021 16:40

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil ka arritur në mbi 200,000 ditën e djeshme, ndërsa rastet e reja të përditshme ka arritur një rekord prej 87,843,  pas pushimeve të fundvitit në vend, me shpërthimin e dytë më vdekjeprurës në botë.

 

Sipas mediave të huaja, ekspertët paralajmërojnë që Brazili ende nuk e ka parë numrin më të lartë të rasteve që pritet të rezultojnë nga njerëzit që festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me miqtë dhe familjen.

“Është një turp ajo që ndodhi në verë. Ajo që ne presim është që pas 15 janarit, fatkeqësisht do të përballemi me një gjendje kritike përsëri në spitale”, tha Rafael Deucher, një mjek në shtetin Paraná, ku 80% e shtretërve të kujdesit intensiv publik ishin të zënë.

Imunologët thonë se faktorë të ndryshëm ka të ngjarë të intensifikojnë atë që është një valë e dytë e virusit.

Brazili është të paktën tre javë larg nga fillimi i fushatës së vaksinave, sipas qeverisë, e cila është kritikuar sepse “nuk po lëviz mjaft shpejt”.

“Njerëzit janë të lodhur dhe nuk po u përmbahen më masave parandaluese për shkak të tendosjes psikologjike, por edhe për shkak të mungesës së një diskursi politik të unifikuar”, tha Alexandre Naime, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në fakultetin e mjekësisë të Universidade Estadual Paulista.

“Ka shumë njerëz që janë kundër shkencës dhe shëndetit publik, kundër maskës dhe pro tubimeve të mëdha”.

Ndryshe, Brazili regjistroi 1,524 vdekje të tjera gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, gati 8 milionë njerëz janë infektuar dhe 200,498 kanë vdekur nga COVID-19.

Top Channel