Arrestohet multimilioneri/ Bëri 1609 kilometra për të gjetur dhe kërcënuar ish-in! I parkoi Lamborghini-n prej ari para shtëpisë

08/01/2021 13:18

Një multimilioner britanik ra në prangat e policisë për shkak se akuzohet që udhëtoi më shumë se 1609 kilometra nëpër Evropë, me qëllim gjetjen dhe kërcënimin e ish-it të tij.

36-vjeçari Ajaz Hussain Shah u arrestua fill pasi e reja që po përndiqte pa jashtë apartamentit të saj Lamborghini-n e tij prej ari, 183 mijë euro.

Mësohet se ajo ishte ndarë prej tij, për shkak se gjatë marrëdhënies së tyre 18-mujore ai e kishte sulmuar me një thikë dhe me hekurin e rrobave.

Forcat policore mbërritën menjëherë në apartamentin e 26-vjeçares në Rimini të Italisë, teksa Shah doli përpara gjykatës, i akuzuar për dhunë dhe kërcënim.

Burri i kamur rrezikon të dënohet me pesë vite burg. Menaxher i fondit Shah, Ajaz, me origjinë nga Birmingham-i zotëron një pasuri me vlerë afro 17 milionë euro, si dhe gëzon disa prona në Londër dhe Itali.

“Ajo u dogj me hekur dhe u kërcënua me thikë. U tregua e zonja dhe u largua në kohë. Shkoi te shtëpia e prindërve, ku mendoi se do të shpëtonte nga ai. Ajaz nisi ta telefononte dhe ta kërcënonte, duke i thënë se do i digjte shtëpinë dhe makinën e prindërve. Këtë javë, doli në ballkon dhe pa jashtë shtëpisë të parkuar makinë e tij”, tregon një efektiv i policisë italiane.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel