Një vit më parë, Kastriot Reci u qëllua me snajper, në hyrje të sheshit të Rrëshenit, ndërsa po shkonte në lokalin e tij.

Sot, në një vjetorin e vdekjes, familjarët kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u vra.

Policia e Lezhës, por edhe forca të shumta të FNSH në Shkodër, kanë mbërritur në Rrëshen ku kanë ndërmarrë një sërë masash nga frika e ndonjë ngjarje të mundshme.

Ne 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona ne Belgjike, Rome dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini Anton Keli dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes mes dy fiseve.

Vrasjet mes dy fiseve kane nisur nga Viti 2016 ku ekzekutua Saimir Jaku, ish-drejtori i OSHEE. Deri më tani ngjarja ka mbetur pa autor.

Ndërkaq, ne Rome është ekzekutuar Gasper Reçi. Ai u qellua me arme ne hyrje të banesës se tij.

Ne shtator te 2017 vritet ne Belgjike nje tjetër qytetar i Rrëshenit, Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut.

Vrasjet ne qytetin veriore nuk u ndal këtu. Nje ekzekutim mafioz ndodhi në gusht te 2019, ku ne prani te familjareve te tij u vra Tonin Gjini, i njohur me emrin Armando. Atij i ishte vene edhe me pare tritol ne automjet por qe u zbulua ne kohe.

Ne 7 janar 2020 u ekzekutua Kastriot Reçi.

Ne 15 shtator 2020 iu be atentat Preng Gjinit ne Tirane, me tritol, i cili mrekullisht shpëtoi nga atentati.

Ndërsa ne 15 dhjetor te 2020 u vra Anton Keli, nip ne fisin Gjini, ndërsa po futej ne banesën e tij. Per te gjitha këto vrasje nder vite nuk ka autore.

Top Channel