Vjosa rrit prurjet/ Shkak reshjet e shiut, lumi rrezikon të dalë nga shtrati 

07/01/2021 19:55

Ky është lumi i Vjosës pranë Novoselës në Vlorë, saktësisht në urën e Mifolit.

Siç mund të shihet në këto pamje, niveli i tij është rritur por pa dal nga shtrati. Gjasat janë që Vjosa të dal gjatë natës për shkak se ka rritje në pjesën e sipërme të lumit në Përmet. Ndërkaq, në Memaliaj, prurjet janë të theksuara dhe ka një rritje me një metër mbi mesataren.

“Kemi frikë nga përmbytjet.”

Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe daljes nga shtrati. Banorët janë të frikësuar edhe për faktin që ende nuk kanë marrë të gjitha dëmshpërblimet nga përmbytjet e mëparshme.

“Kemi frikë se akoma s’kemi marrë lekët e para.”

Ndërkaq, këtë enjte IGJEUM, paralajmëroi se deri në datën 11 do të ketë reshje të mëdha dhe lumi Vjosa parashikohet i rrezikshëm, por me probleme lokale të përmbytjeve.

Top Channel