Trump “përjashtohet” nga Facebook dhe Twitter për një kohë të pacaktuar

07/01/2021 18:07

“Ngjarjet e 24 orëve të fundit tregojnë qartë se presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të cënuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden”, shkroi Mark Zuckerberg në Facebook.

 

Në fillim, Trump iu bllokua pwr 12 orë dhe tani duket se ky bllokim është shtyrë deri në një afat të pacaktuar.

Një nga postimet që u hoq dhe shkel politikën e Facebook ishte videoja e Trump që nxiste trazirat dhe ata që ishin futur në ndërtesën e Capitol në SHBA, duke shkaktuar kaos dhunë. Në fjalimin e regjistruar, Trump u tha mbështetësve të tij, “Ne ju duam, ju jeni shumë të veçantë” dhe theksoi pretendimet e mashtrimit të zgjedhjeve”.

Top Channel