Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Portin e Durrësit, ku një punonjëse ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga një trajler i tonazhit të rëndë.

Mësohet se viktima është A. H., 25 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetin tip “Man”, trajler është shoqëruar në ambientet e policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës, 15:30.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

Top Channel