Sfidon Ferrarin dhe Lamborghinin, prodhohet makina shqiptare që do të mbajë emrin “Illyrian Pure Sport”

07/01/2021 15:17

Pronari, Qëndrim Thaçi thotë se makina do të dalë në shitje këtë verë.

Sipas Thaçit, makina nuk ka vetëm emrin shqiptar, “edhe në dizajn duket që ka detaje mesdhetare, modeli është shumë shqiptar”.

Ai tregon në “Shqipëria live” se interesi i njerëzve është i lartë dhe deri tani 3 persona e kanë porositur, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Pronari i “Illyrian Pure Sport” ka në plan të prodhojë 75 makina.

Dua të shkruaj histori, Ferrari deri tani ka shitur në bazë të historisë së vetë, unë dua që edhe ne të nxjerrim për mirë emrin tonë”.

Modelet që ai tregon duken mjaft luksoze, me 840 kuaj fuqi dhe do të kenë vlerën 280 mijë euro. Të shikojmë nëse do të ketë blerës nga Shqipëria dhe ne të shohim nga afër këtë makinë.

FOTO GALERI
4/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA