Reshjet e shiut shkëpusin gurët shkëmborë/ Rruga në Berat, burim aksidenti

07/01/2021 14:26

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve në Berat.

Kjo si pasojë e shkëputjeve të , që përfundojnë në rrugë. Gurët bien nga mali dhe sjellin probleme në qarkullimin rrugor të automjeteve. Ato qarkullojnë me vështirësi duke anashkaluar gurët e shkëputur nga mali dhe duke u bërë burim aksidenti.

Nga Drejtoria e Shërbimit të Mirëmbajtjes se Rrugëve nuk është marrë asnjë masë për pastrimin dhe vendosjen e tabelave sinjalizuese: “Kujdes në rrugë”, “Rrezik, gurë shkëmborë”.

Kamera e Top Channel ka përshkuar këtë segment rrugor nga Poliçani në drejtim të Beratit, në vendin e quajtur Vodicë, ku duket qartë që masive shkëmbore kanë rënë në rrugë.

Top Channel