Protestuesi ‘me brirë’ pro-Trump thotë se është një ‘shaman’ që shkatërron pedofilët e fuqishëm (fotot)

07/01/2021 20:14

32 vjeçari Jake Angeli, tashmë i famshëm prej pamjeve të bastisjes së Kongresit amerikan ku ai shihet i lyer me makiazh dhe kapele pellushi me brirë, është një besues i teorive ekzotike të konpiracionit sipas të cilave bota kontrollohet nga Rendi i Ri Botëror dhe se vetëm Donald Trump mund ta rrëzojë “organizatën e dominimit global”.

Mbështetësi fanatik i Donald Trump është ndjekës i grupit të njohur si konspiracionist ‘QAnon’, sipas të cilit, qeveritë botërore kontrollohen nga një kabalë (grup elitar) personash pedofilë me fuqi të mëdha, dhe adhurues të Satanit.

32 vjeçari nga Arizona është frekuentues i rregullt i mitingjeve ekstravagante të Trump në të cilat mbante gjithmonë emblemën “Q më ka dërguar”.

Ai ishte dje mes protestuesve që thyen dyert e Kongresit të SHBA, duke protestuar për atë që quanin ‘vjedhje të votave’ të Trump.

Angeli ishte fotografuar pranë Dhomës së Senatit me një hushtë në dorë, në të cilën kishte lidhur flamurin amerikan.

Ai shpeshherë përsërit pretendimet se qeveritë e botës drejtohen nga ‘kabala’ e rendit të Ri Botëror.

Në një video në rrjetin YouTube – tashmë të pezulluar – ai thotë se Trump po lufton kundër grupeve të pedofilëve të fuqishëm që trafikojnë fëmijë, siç është dhe ideologjia bazë e grupit QAnon, që llogaritet të ketë miliona ndjekës.

Angeli thotë se është një ‘shaman’ (shenjtor i fiseve primitive) dhe argumenton: “Presidenti Trump, është si një polic i mirë dhe bën atë që shumë njerëz të kësaj kabale nuk duan te bëjë.”

Angeli thotë se shet kurse sesi “të luftohen forcat e errëta” në llogarinë e tij në Facebook, shton se është i pushtuar nga shpirtrat “të cilat i kalojnë informacione që nuk perceptohen nga mendjet e zakonshme”.

Në lidhje me veshjen e tij ai komenton: “Për të mundur këto forca okulte nevojitet forca e dritës okulte, ose forca okulte që është në anën e Zotit, në krahun e engjëjve, dhe jo në krahun e djajve. Unë si një shaman, jam multidimensional dhe i aftë të perceptoj frekuenca përtej pesë shqisave të mia”. (DailyStar.co.uk)

FOTO GALERI
1/8
Vokalisti i grupit të njohur muzikor britanik Jamiroquai

Top Channel