Protestat pro Trump në Capitol/ Mentor Kikia: Kjo ngjarje do të konsiderohet aksident, nuk do të ndikojë në demokracinë amerikane!

07/01/2021 14:23

Dje, mbështetësit e Donald Trump mësynë në Capitol Hill, ku ndodheshin zyrtarët më të lartë të shtetit para konfirmimit të Joe Biden president të SHBA-ve.

Pedagogu e sheh këtë ngjarje  si shokuese dhe të papritur për vendin më demokratik në botë.

“Për ne që jeni në pjesën të tjera të botës, Amerika është gjithmonë ai shteti model, ku i pari që uron fituesin është ai që ka humbur.

Megjithatë, sipas Kikisë, është thjesht një ngjarje që nuk do të ndikojë më tej.  “Një demokraci kaq e konsoliduar nuk mund të tronditet nga një ngjarje që do të shënohet si aksident. Nuk duhet parë si një tmerr në Amerikë”.

Ndërsa sipas Nevruz Nazarkos, profesor në Universitetin e Michigan, kjo ngjarje e pazakontë nxori në pah disa të vërteta.

“Ngjarje e pazakontë por mendoj që kjo ngjarje nxori në pah ca të vërteta. Nxori në pah forcën  e demokracisë amerikane. Asnjë nuk e ndjeu rrezikun e një grushti shteti apo që demokracia amerikane ishte në rrezik.

Tregoi  hipokrizinë  e shumë vendeve të lindjes, që prisnin që kjo të kalonte në ekstreme. Nëse do të ishte në një vend tjetër do të merrte masa tragjike”.

Nazarko e sheh këtë ngjarje si një mbyllje të padenjë për Trump. “Edhe ai vetë kur të qetësohet do kuptojë”.

Top Channel