Portugalia forcon masat anticovid pas infektimeve rekord

07/01/2021 22:26

Portugalia ka vendosur që të zgjasë kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e hyrjeve në vend pas rritjes së numrit të infektimeve.

“Ndoshta do të na duhet të marrim masa më të ashpra nga java tjetër”, tha kryeministri Antonio Costa, pasi vendi regjistroi një rekord prej 10 027 infektimesh të reja në 24 orët e fundit.

Konkretisht, një shtetrrethim do të jetë në fuqi të shtunën dhe të dielën nga ora 13:00 në shumicën dërrmuese të komunave në vend dhe banorët nuk do të mund të largohen nga komunat e tyre të banimit pa një arsye të vlefshme.

Në një gjendje urgjence shëndetësore që nga 9 nëntori, Portugalia i lehtësoi kufizimet e saj gjatë periudhës së Krishtlindjes, para se t’i shtrëngonte ato për Vitin e Ri dhe tani po përballet me një numër rastesh të reja ditore të cilat pothuajse janë dyfishuar në dy javët e fundit.

 

Top Channel