Pasditen shtohen reshjet/ Parashikimi, më të prekura zonat në veri dhe qendër të Shqipërisë

07/01/2021 15:25

Prej më shumë se 2 javësh, territori shqiptar është përfshirë nga shira, që nuk po pushojnë.

Së fundi ka patur paralajmërime për përmbytje masive, por çfarë thonë meteorologët?

Adiola Bani, Sinoptikane: Sipas parashikimit të Meteoalbit, vendi ynë nuk rrezikon përmbytje masive, siç thuhet.

Do të këtë përmbytje lokale në zona si Nën-Shkodra, Lezha dhe Durrësi. Toka është ngopur me shirat, që bien nga dhjetëditëshi i fundit i dhjetorit.

Shirat do të vazhdojnë deri ditën e martë, 12 janar.

Pastaj na pret një mot i kthjellet, por i ftohtë. Temperaturat do të bien shumë.

Reshjet janë pakësuar, vetëm skaji jugor ka reshje mesatare. Pritet një tjetër fuqizim i reshjeve sot pasdite në veri-qendër të cilat vijojnë deri pas mesnatës. E premtja sjell reshje te pakta, e diel-e hëna sërish reshje deri mesatare.

Deri tani ka përmbytje të karakterit lokal, në veri-qendër sigurisht që rreziku shtohet sot pasdite dhe gjatë së premtes, për shkak të reshjeve që priten sonte.

Temperaturat janë lehtësisht mbi vlerat tipike të janarit dhe nuk luhaten shumë deri të martën. Nga e marta deri afër datë 20 janar do ketë mot të kthjellët, por të ftohtë, temperaturat zbresin në vlera negative.

Top Channel